Antonio Guterres

Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Gaza, nga sulmi i Izraelit

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Gaza, nga sulmi i Izraelit, i cili po vazhdon të  hakmerret ndaj militantëve palestinezë të Hamasit. Ai tha se edhe lufta ka rregulla, duke i kërkuar Izraelit të përmbahet. “Situata në Gazë ka arritur në një nivel të ri të rrezikshëm”, tha Guterres, para se Këshilli i Sigurimit i OKB-së të takohet për të diskutuar për situatën. “Na duhet një mënyrë e menjëhershme në mbarë Gazën, në mënyrë që të mund të dërgojmë karburante, ushqim dhe ujë për të gjithë ata që kanë nevojë”, tha ai. Guterres shtoi se në Rripin e Gazës, që është i bllokuar, sistemi i shëndetësisë është buzë kolapsit. Thirrjet e Guterresit vijnë pasi autoritetet izraelite kanë paralajmëruar 1  milion palestinezë që të largohen për në jug të Rripit të Gazës. Mendohet se Izraeli do të nisë një sulm tokësor rrafshues në këtë territor.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …