leoni

Faton Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar kundër dënimit 26 vjet burg për luftëtarin çlirimtar, Salih Mustafa

Sekretari i  OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar kundër dënimit 26 vjet burg për Salih Mustafa, se gjoja  ka kryer krime lufte. Ai ka theksuar se Gjykata Speciale bazohet në dëshmitarë të fshehur nga populli, e dënon në emër të popullit. Gjykata Speciale është një gjykatë që punon për t’i pajtuar shqiptarët e serbët; Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme, ndërsa ata pseudo prokurorë e pseudo gjykatës të kërkojnë pra më shumë mjete financiare për të vepruar edhe për shumë vite, sepse ne nuk do të fshihemi asnjëherë nga populli jonë dhe me këto politikat ndërkombëtare kurrsesi nuk do të pajtohen palët, e për çdo rast ne bëjmë përsëri luftë të drejtë, të pashmangshme dhe të domosdoshme, e ata pastaj të na dënojnë vetëm në emër të popullit serb”, ka shkruar  Sekretari i  OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Procesi zgjedhor ka qenë i qetë dhe kjo tregon nivel të lartë të një kulture të mirëfilltë politike

Eugen Cakolli nga Demokrania Në Veprim e ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai …