Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë ti japë zgjidhje sistemit të ri raketor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë ti japë zgjidhje sistemit të ri raketor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë ti japë zgjidhje sistemit të ri raketor që duket se është në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të traktatit. Në vitin 1987, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një marrëveshje për të eleminuar të gjitha raketat bërthamore dhe konvencionale me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, si dhe lëshuesit e tyre. “Ky traktat është në rrezik për shkak të veprimeve të Rusisë”, tha Stoltenberg. Në mars, Shtetet e Bashkuara akuzuan Moskën për shkeljen e Traktatit të Forcave Bërthamore për prodhimin e raketave me reze të mesme,  pasi presidenti rus Vladimir Putin testoi një raketë  “siluetë” të pamposhtur ndër-kontinentale, ndërsa Moska mohoi se ishte në shkelje të traktatit. Ambasadori amerikan  në NATO, Kay Hutchison, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të jenë të detyruara  të ndërmarrin veprime për të eleminuar kërcënimin nga sistemi raketor rus.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …