leoni

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se Ukraina mund ta mbrojë me sukses qytetin e Harkovit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se ka më shumë bindje se Ukraina mund ta mbrojë me sukses qytetin e vet lindor, Harkov, pasi aleatët e NATO-s u dhanë leje për të përdorur armët e tyre për sulme brenda territorit rus. Ai tha se kjo lejë, e cila u konfirmua nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania më 31 maj, është e ligjshme, pasi Ukraina po e mbrojë veten, veçanërisht në Harkov, që ndodhet afër kufirit me Rusinë. ky qytet  është sulmuar rregullisht që nga fillimi i ofensivës ruse para tre javësh. Deri më tani, ushtria ukrainase nuk ka qenë në gjendje të sulmojë forcat ruse me armët e furnizuara nga aleatët e NATO-s për shqetësime se do të përshkallëzonte konfliktin. Stoltenberg shtoi se NATO-ja është e gatshme të japë mbështetje të nevojshme për Ukrainën për ta ndaluar agresionin rus. Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë dhe municione për ta ndihmuar atë në përpjekjet e saj për të fituar.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …