Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore që mbahen në Pekin

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, tha zëdhënësi i tij të enjten, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan një bojkot diplomatik dhe disa vende të tjera perëndimore ndoqën shembullin amerikan. Guterres  mori një ftesë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Dimërore të Pekinit dhe ai e ka pranuar atë”, u tha gazetarëve zëdhënësi Stefan Dujariq.  Shtetet e Bashkuara thanë se atletët e tyre do të vazhdojnë të garojnë, por se nuk do të dërgojnë një delegacion diplomatik në shenjë proteste kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria gati të hyjë në BE pa të drejtë vetoje, synim anëtarësimi deri në 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi i tij është gati të vazhdojë …