Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: Mbështesim idenë e një bote pa armë bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: Mbështesim idenë e një bote pa armë bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar të dielën se aleanca ushtarake mbështet idenë e një bote pa armë bërthamore, por nuk beson se kjo mund të arrihet duke imponuar një ndalim mbi Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi armët bërthamore. Stoltenberg tha në një konferencë të sigurisë në Suedi, se lirimi i botës nga armët bërthamore kërkon një periudhë të “çarmatimit të dhimbshëm”, të cilin konventa e OKB-së, siç theksoi ai, nuk mund të garantojë. Mesazhi i tij i drejtohet qartë qeverisë suedeze, e cila është e ndarë nëse do të nënshkruajë Traktatin e OKB-së. Ministri i Jashtëm suedez, Margot Wallstrom, është ndër ata që e mbështesin atë. Qeveria suedeze nuk ka gjasa të vendosë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në shtator të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …