Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, tha se Amerika nuk do të ofrojë më ndihmë ushtarake për Ukrainën

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, tha se Amerika nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën. Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Vladimir r Zelenskyt me kryetarin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ne nuk do të vazhdojmë më të ndihmojmë një luftë,  në një vend shumë të largët pa një paqe reale dhe të qëndrueshme. Është e shkëlqyer që kamerat ishin duke regjistruar, sepse populli amerikan dhe i gjithë bota panë se me çfarë po përballet presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo. Më herët, The Washington Post raportoi se administrata Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të dërgesave të ndihmave ushtarake në vazhdim për Ukrainën, që vlerësohen në miliarda dollarë. Ameika dhe Ukraina nuk kanë arritur gjuhën e përbashkët rreth mineraleve të rralla ukrainase, të cilat i dëshiron me këmbëngulje administrata Trump.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …