Ish-deputeti Selim Pacolli ka reaguar përmes një postimi kritik dhe reflektues ndaj situatës politike të krijuar në vend. Në një gjuhë metaforike, ai shkruan se “behanja e gjithçkaje këtu është inati”, duke nënkuptuar se kriza institucionale po thellohet për shkak të arrogancës dhe mungesës së vullnetit për bashkëpunim. Pacolli përmend dështimet në Kuvend dhe përplasjet për zgjedhjen e kryetarit si shembuj të një politike që ka humbur busullën e interesit qytetar. Ai thotë se të gjithë janë të zëvendësueshëm – por paralajmëron se edhe vetë Kosova mund të rrezikohet nëse vazhdon kjo qasje përçarëse. “Paqe o njerëz,” shkruan ai, duke u bërë thirrje liderëve për reflektim. Sipas tij, dëmi më i madh nuk është dështimi i një votimi, por shpërfillja e së ardhmes së vendit.
