Selim Pacolli: Para plot 29 vitesh, më 3 shtator 1996!

Dikur, kur na mbanin gjallë shpresat dhe motivi për çlirim!
Nuk isha i vetëm në atë “front”, ku rininë tonë e mbanim gjallë me aktivitete të ndryshme kulturore.
Këtyre aktiviteteve u jepnin shpirtë e jetë shokët e mi Milaim Krasniqi dhe Mejdi Bajri, Fehmi e Agron Pacolli, Fatos Canolli, Vjollca e Sabri Haxholli, Jakup e Fehmi Demolli, Nazmi Gashi e Bekim Bislimi, Ejup Bytyqi, Teuta Matoshi e Heteme Osmani, Fatos e Mentor Zogjani, Halide Piskala e Fitore Buzuku, Fitore Berisha e Feti Ajeti, e shumë e shumë dashamirë të kulturës sonë të cilët i falënderoj nga zemra për kontributin dhe angazhimin e tyre, pa të cilët këto aktivitete jo që do të ishin të pamundura, por as kuptim s’do të kishin!
Për këtë shkrim të autorit Driton Sejdiu, nëse nuk gaboj ka qenë gazeta Bujku, sinqerisht dua ta falënderoj Hoxhë Mr. Refik Gërbeshi, njeriu që përpos profesionit primar, ai rregullisht ishte i angazhuar në ngritjen dhe kultivimin e kulturës dhe letërsisë sonë, me shkrimet e tij edhe si autor i disa librave me poezi, dramave dhe monografive!

Kontrolloni gjithashtu

Eraldo Xhelili: Administrata Publike dhe e vërteta që mund të të kushtojë vendin e punës

Eraldo Xhelili: Administrata Publike dhe e vërteta që mund të të kushtojë vendin e punës

Nuk dua të flas për aferat dhe tenderat milionësh që zhvillohen nën dritën e diellit, …