Selim Pacolli: Tatimet dhe kontributet e qytetarëve, duhet të kthehen në infrastrukturë të rregulluar

Selim Pacolli: Tatimet dhe kontributet e qytetarëve, duhet të kthehen në infrastrukturë të rregulluar

Nën-kryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka inspektuar disa nga punimet infrastrukturore që janë në realizim e sipër në kryeqytet e në të cilët nuk janë bërë investime me dekada të tëra. “Sot, bashkë me Drejtorin e DIKMK-ve z. Gëzim Mehmeti, inspektuam punimet që po zhvillohen në brendinë e Kryeqytetit! Rrugët Demë Ali Pozhari, Nimete Progonati, Emin Sinani, Deme Ali Pozhari, Gani Kelmendi, Jeton Kabashi, Mustafa Kruja, Shaip Kamberi dhe rruga Mentor Retkoceri në lagjen e Kodra e Trimave! Në shumicën e këtyre rrugëve vetëm se kanë përfundua punimet, kurse në disa akoma po punohet me dinamikë të paraparë, përfshi edhe punët e instalimeve nëntokësore. Në shumicën e këtyre rrugëve, për më shumë se 45 vite nuk është investua asnjëherë. Tatimet dhe kontributet e qytetarëve, duhet të kthehen në infrastrukturë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …