leoni

Selimi: OVL e UÇK-së ka rënë në letargji

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka kritikuar Organizatën e Veteranëve të Luftës, meqë ajo ka rënë  në letargji. Nuk e di kur do të duhej të shqetësoheshin më shumë se tash kur jo vetëm pensionet e familjet e tyre por edhe qëllimi i luftës çlirimtare është në rrezik. Për gjendjen e tyre të rëndë veteranët kanë njëmijë arsye t’ia zenë derën Qeverisë edhe kur nuk na ua ndajnë ndihmat sociale, pensionet 170 euro.

Veteranët duhet t’ia zënë derën Qeverisë edhe për jetën e tyre të rëndë, edhe për Ligjin e tyre të manget dhe per te drejtat e veteranit, por me pare se per çdo gje tjeter ata duhet ta mbrojne qellimin per te cilen luftuan dhe si pasojë e mbajnë këtë emër – Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tash kur po rrezikohen mbi 8000 hektarë të tokës për të cilën luftuam, tash kur po rrezikohet të ndahet Kosova për të cilën luftuam, tash kur Serbia ka projektuar Republi kë serbe brenda teritorit të Kosovës me anë të “Zajednicës”, shtrohet pyetja, kur duhet më shumë se sot të shqetësohet OVL? Nëse OVL nuk bëhet e gjallë as tani a thua a kemi vërtetë Organizate të Veteranëve apo jo? Thuhet në postimin e deputetit, Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …