Rexhep Selimi

Selimi: Qeveria nuk po e procedon ligjin për ushtrinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së,  ka thënë se Qeveria po e lë pa punë komisionin, e nuk i ka proceduar as dy projektligjet, që janë tejet të rëndësishme, sikurse ajo për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur dhe atë për pensionimin e parakohshëm për Policinë e Kosovës. Ai tha se situata e krijuar tash e një vit në Kuvendin e Kosovës ka ndikuar edhe në punën e komisionit, por ndaj kësaj ka reaguar kryesuesi Fadil Demaku, i cili tha se komisioni ka punuar normalisht, megjithëse mungesa e anëtarëve të tjerë të opozitës po e bën të vetën.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Kurti dhe Vetëvendosje do të deklasohen në zgjedhjet e reja

Ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar …