Rexhep Selimi

Selimi: Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës po i mbrojnë interesat e Malit e Zi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve më të larta të vendit dhe drejtuesve të tyre. Duke komentuar deklaratat e fundit të kryetarit të vendit për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, deputeti, Rexhep Selimi ka thënë se me veprimet e tij, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi po bëhet president i Malit të Zi. Udhëheqësit e institucioneve të vendit po i mbrojnë interesat e Malit e Zi, dhe po ia falin tokën tonë këtij shteti. Drejtuesit e institucioneve të Kosovës po vazhdojnë të jenë të ashpër në mbrojtje të vendeve fqinje, sikurse është Serbia e Mali i Zi, e që historikisht këto vende janë rritur me tokat tona. Këta njerëz po marrin hapa të rrezikshëm për vendin tonë, ka theksuar deputeti I Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, duke folur për veprimet e kryetarit të vendit, Hashim Thaçi, kryeministrit, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Deputeti, Rexhep Selimi ka theksuar më tutje se Qeveria e Kosovës nuk meriton që të mbrohet e as të shkarkohet, por që të rrëzohet.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …