Serbët përgjithësisht refuzojnë t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë të organizuar nga institucionet e Kosovës

Serbët, jo vetëm në veri të Kosovës por përgjithësisht, refuzojnë t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë të organizuar nga institucionet e Kosovës, të cilat nuk i njohin edhe pse janë pjesë e Qeverisë dhe e të gjitha institucioneve. Me qëllim të tejkalimit të kësaj situate  kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Zenun Pajaziti, thotë se ky regjistrimi i tyre duhet të bëhet sa më shpejt, me një ligj të veçantë. Mirëpo demografët e vendit  thonë se një regjistrim të veçantë vetëm për serbët e komunave veriore mund të shkaktojë krizë dhe një praktikë e tillë, ku kryhen regjistrime për etnitete të caktuara, nuk njihet në ndonjë vend evropian. Kundër një ligji të veçantë, i cili parasheh regjistrimin e serbëve të veriut, është edhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli. Përveç se është një rekomandim i BE-së, regjistrimi i serbëve në veri për qeverinë e Kosovës shihet si inkuadrim i serbëve në ato komuna ku jetojnë dhe janë shumicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …