leoni

Serbët protestuan në vendkalimin kufitar të Jarinjes

Serbët protestuan në vendkalimin kufitar të Jarinjes

Një numër i vogël serbësh sot kanë bllokuar me automjetet e tyre vendkalimin kufitar të Jarinjes. Ata u nisën nga fshati Rudare i Zveçanit për të protestuar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i ndalohet hyrja të gjithë personave që mbajnë dokumente identiteti jo-legale, të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë. Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave në veri të vendit si dhe kryetarë të komunave paralele. Ndërkohë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka njoftuar se nesër do të mbahet në Bruksel takimi i radhës mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Në mesin e temave që do të diskutohen atje do të jetë edhe zbatimi i Marrëveshjes për vizitat zyrtare si dhe  çështja e përdorimit të letërnjoftimeve  të lëshuara nga strukturat paralele serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Ejup Maqedonci priti në takim Zëvendësndihmës Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-ve, David A. Baker

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Zëvendësndihmës Sekretari i Mbrojtjes të Shteteve …