Serbët sërish inskenojnë ISIS-in në veri

Serbët në veri po vazhdojnë me
inskenime të trasha, të cilat vuajnë nga mungesa e kreativitetit megjithë përpjekjen
e sforcuar për imagjinatë. Kështu, persona të panjohur kanë shkruar grafite me
mbishkrimin ISIS në muret e hidrocentralit ‘Ibër-Lepenc’ në Zubin Potok. Kjo ka
bërë që komuna e udhëhequr nga Lista Srpska, të dalë me një reagim publik për
gjoja shqetësimin e banorëve.
Udhëheqja e komunës së Zubin
Potokut ka apeluar nga të bashkësia ndërkombëtare dhe tek organet e rendit që
këtyre veprimeve t’iu jepet fund. Qytetarët e Zubin Potokut e meritojnë paqen,
stabilitetin dhe prosperitetin e këto akte që shkaktojnë frikë nuk bën të
ndodhin jo vetëm te ne, por askund në botë”, thuhet në komunikatën e komunës së
Zubin Potokut. Duhet të përkujtohet se strukturat paralale serbe, para pak kohësh
kishin bërë një inskenim të ngjashëm. Në shtëpitë e banorëve serbë në lagjet
veriore të Mitrovicës ishin shënuar grafite të ngjashme për Shtetin Islamik.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …