Serbia nuk e ka pranuar planin e Ahtisarit, kërkon zgjerim në veri të Kosovës

Kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri në jug  dhe Goran Rakiq në veriun e qytetit të ndarë kanë vazhduar bisedimet për kufirin që ndan dy komunat. Bahtiri po kërkon të respektohet Pakoja e Ahtisarit, ndërsa Rakiq pretendon që t’ia marrë jugut katër fshatra shqiptare dhe gjithë rrjedhën e lumit Ibër. Përveç marrëveshjes për  sikur thuhet të rregullimit estetik  të urës mbi lumin Ibër, për të cilën Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur tender, gjithçka tjetër ka mbetur ashtu sikur ka qenë qysh prej kohës së ndarjes së qytetit nga forcat franceze të KFOR-it, në qershor të vitit 1999. Barrikada e gjelbër, të cilën serbët e quajnë “Parku i paqes” ka mbetur e palëkundur, por nga të gjitha anët është rrethuar me pllaka të llamarinës, ndërkohë që kryetarët Bahtiri e Rakiq, nuk po mund të merren vesh për vendosjen e kufirit në mes të dy komunave, sepse BE-ja përkrah kërkesat serbe lidhur me veriun, në kohën kur edhe është nënshkruar një marrëveshje në Bruksel që parasheh themelimin e një entiteti serb në veri të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …