Të zhdukurit

Serbia vazhdon të refuzoj që t’ia dorëzon Kosovës të dhënat nga arkivat për të rrëmbyerit gjatë luftës nga forcat serbe

Serbia vazhdon të refuzoj që t’ia dorëzon Kosovës të dhënat nga arkivat për të rrëmbyerit gjatë luftës nga forcat serbe. Përfaqësuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara ka thënë se duke mos ofruar këto dëshmi, Serbia po pengon përparimin e kërkimeve për gjetjen e mbetjeve të të rrëmbyerve gjatë luftës.  “Përkundër sfidave të mëdha, e që mbi të gjitha edhe gjatë këtij viti puna dhe angazhimi ynë është sfiduar me mungesën e informacioneve të besueshme , që ndërlidhet, si rezultat edhe i një politizimi të skajshëm të këtij procesi nga institucionet e Serbisë, me mungesën e gatishmërisë së palës serbe, për të vë në dispozicion të dhënat nga arkivat e tyre, si dhe duke prolonguar e pamundësuar vazhdimin e vlerësimeve apo fillimin e gërmimeve në lokacionet tanimë të shënjuara brenda territorit të Serbisë” ka deklaruar përfaqësuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …