Serwer u thotë serbëve: Pavarësia e Kosovës, çështje e kryer

Serwer u thotë serbëve: Pavarësia e Kosovës, çështje e kryer

Analisti amerikan, Daniel Serwer ka thënë se statusi i Kosovës është çështje e kryer. Pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq, njohësi amerikan i Ballkanit është shprehur i bindur se bashkimi Evropian në fund do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia. Sipas tij, shqetësimi i Serbisë për të mirën e serbëve në Kosovë është legjitim, por serbët duhet ta kenë të qartë se pavarësia e Kosovës është fakt. “Serbia nuk do t’i dëshirontë të gjithë ata shqiptarë si qytetarë të saj, apo? A i dëshironi vërtetë shqiptarët në ekipin kombëtar të futbollit?”, ka pyetur në mënyrë retorike Serwer. Më tej, ai ka tërhequr vërejtjen për paqëndrueshmërinë e paqes në Ballkan, sidomos në Maqedoni dhe Bosnë. Serwer ka thënë se amerikanët nuk janë të kënaqur me procesin e reformave në Bosnjë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …