Spanja në fushatë kundër pavarësisë së Kosovës

Sfida të reja për Kosovën, pasi Spanja merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku i këtij viti

Spanja do ta marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku i vitit 2023. Gjashtë mujori i dytë i këtij viti, pritet të jetë sfidues për rrugën euro-integruese të Kosovës. Mosnjohja e Spanjës dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku janë përmendur edhe vendosja e një sërë masash nga BE-ja, mund të stopojnë procesin integrues të Kosovës. Rezidencën e Këshillit të BE-së aktualisht e ka Suedia, kurse prej 1 korrikut deri më 31 dhjetor, do ta ketë Spanja. Kosova në dhjetor të vitit 2022 ka dorëzuar aplikacionin në presidencën çeke për marrjen e statusit si vend kandidat për anëtarësim në BE, mirëpo i njëjti ende nuk është shqyrtuar. Për shkak të mosplotësimit të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për shtendosjen e situatës në veri, Bashkimin Evropian ka paralajmëruar se do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …