Sfishta: Institucionet përkatese duhet të japin dritën e “gjelbër”, se kur mund të pranohen studentët në konvikte

Sfishta: Institucionet përkatëse duhet të japin dritën e “gjelbër”, se kur mund të pranohen studentët në konvikte

Drejtori i Qendrës Studentore në Prishtinë, Fatmir Sfishta thotë se kanë bërë përgatitjet për pritjen e studentëve në këtë qendër. Ai bën të ditur se Qendra tashmë është e gatshme për studentët, por se ende nuk ka filluar regjistrimi. Sfishta thekson se MASHT, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK duhet të japin dritën e “gjelbër”, se kur mund të hapin konkursin për pranimin e studentëve. Sfishta theksoi se përparësi për regjistrim kanë studentët e vitit të parë, por se ende nuk është mbajtur provimi i tyre për regjistrim në Universitetin e Prishtinës. Ai tutje tha se projektet të cilat ishin paraparë të realizoheshin janë duke u kryer, pasi siç tha ai, situata pandemike i ka vonuar ato. Drejtori i QS-së po ashtu tha se nga mënyra se si po rrjedhin gjërat nuk beson se studentët do të vijnë në fillim të muajit tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …