leoni

Shefqet Krasniqi: Kjo është qeveria Kurti

Për 10 vite kam qenë pjesëtar i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK) një periudhë që nuk harrohet kurrë.
Kam shërbyer me nder, me përkushtim dhe me dashuri për flamurin e për popullin tim. Kam punuar në kushte të rënda, shpesh me rroga të vogla, por me zemër të madhe, sepse besonim se po ndërtonim të ardhmen e Kosovës së lirë.
Në vitin 2008, kur u formua Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), shumë prej nesh mbetëm jashtë.
Rreth 700 pjesëtarë të TMK-së u larguan nga strukturat, jo për mungesë dëshire apo aftësie, por sepse nuk pati vend për të gjithë.
Që atëherë kanë kaluar 17 vite, dhe jemi lënë në heshtje, me një “kompensim” prej vetëm 200 euro në muaj shumë që nuk mjafton as për një jetesë të thjeshtë, e lëre më për dinjitetin që meriton një ushtarak.
E ndërkohë, dëgjojmë që qeveria ndan 100 euro shtesa për studentët. Total 26milion euro.
Nuk jam kundër rinisë, përkundrazi studentët janë e ardhmja e vendit por është e padrejtë që ndihma të jepet në formë simbolike dhe pa efekt real.
Ato 100 euro nuk zgjidhin asnjë problem të vërtetë. Me ato para mund të ishin përmirësuar kushtet në konvikte, laboratorët në fakultete, ose të ndihmoheshin familjet në nevojë, ish-ushtarakët, pensionistët, invalidët e luftës, apo kategori të tjera që vërtetë jetojnë me vështirësi të mëdha.
Ne, ish-pjesëtarët e TMK-së, nuk kërkojmë mëshirë.Kërkojmë drejtësi, respekt dhe një trajtim të barabartë.
Kërkojmë që shteti për të cilin kemi punuar me shpirt të mos na harrojë. Sepse pa TMK-në, nuk do të kishte as FSK, as rrugë të lirë drejt sigurisë dhe pavarësisë.
Kosova duhet të kujtojë ata që kontribuuan për të, jo t’i harrojë në heshtje.
Sakrifica jonë nuk ka çmim, por të paktën meriton respekt!

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi Televizioni Dielli dritare ditore për historinë, kulturën, traditën shqiptare të shumë shekujve

Arbana Qeriqi-Gashi: Kur fushata politike hyn në amfiteatër

Kosova po hyn në ditët e fundit të një fushate zgjedhore që ka rrënuar çdo …