Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, duke folur për fjalimin e paralajmëruar në Kuvend nga kryetarja, Jahjaga, ka deklaruar për mediet se fakti që ajo është femër, nuk i jep më shumë kredibilitet për institucionin që e përfaqëson, edhe pse opozita ende nuk ka marrë vendim se si do të veprojë me seancën, kur pritet të raportojë kryetarja. Deputetet kanë mundësi ta bllokojmë institucionin e presidencës të cilën ajo e udhëheq. Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj – Bujupi janë arrestuar, pavarësisht faktit se janë gra deputete. Edhe Teuta Haxhiu, deputete nga radhët e AAK-së, ka thënë se pavarësisht faktit se është femër, kryetarja nuk do ta ketë përkrahjen e tyre, sepse ajo [shtë e njëanshme politikisht. Deputetja Haxhiu ka sqaruar se opozitë e bashkuar do të marrë vendim se do ta pranojë apo nuk do ta pranojë mbajtjen e fjalimit të kryetares Jahjaga në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …