Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Shaip Kamberi: Mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri

Grafite ku bëjnë thirrje për vrasjen e shqiptarëve janë parë shumë shpesh ditëve të fundit në Bujanoc. E gjithë kjo situatë u krijua pas protestës së 12 gushtit, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan  në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Së fundmi një grafit i tillë është shfaqur edhe sot ku shkruan “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!. Shaip Kamberi ka shkruar se gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan’ marr hov. “Mesazh i ri antishqiptar në Bujanoc. Mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri. Në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim. “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”! Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji, ka shkruar Shaip Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …