Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Vuçiq dhe pushteti deri tash i pakontrolluar i tij, po përballen me krizën më serioze

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe pushteti deri tash i pakontrolluar i tij, po përballen me krizën më serioze. Ai ka theksuar më tutje se kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë sjellje të zakonshme të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon. “Ai po sheh se studentët e rebeluar, nuk e dëgjojnë, se shumë shtresa të shoqërisë po e kërcënojnë me padëgjueshmëri. I gjendur në rrethana të cilat nuk ka hasur deri më tani, ai po shfaq pasiguri deri në atë masë që kërcënon mësimdhënësit se në ‘gjysëmvjetorin e dytë do t’i përjashtojë nga puna’, kërcënon protestuesit me përdorimin e njësitit special ‘Kobra’ ka shkruar deputeti, Shaip Kamberi. Ai ka shkruar më tutje se presidenti i Serbisë, Aleksander  Vuçiqi, për ta larguar vëmendjen nga kriza më serioze që ka kapluar vendin, ai ka lansuar sulme edhe ndaj Kosovës e Kroacisë, e po ashtu Sarajevës e Podgoricës.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …