Shaqir Shaqiri: GËNJESHTRA DHE PLAGJIJATURA NËN PETKUN E SHPREHJES SË LIRË TË AUTORËVE: MENDERES ZENELI DHE RESHAT AJVAZI

Shaqir Shaqiri: Vjosa Osmani, një çupëlinë me postin e saj të pa meritueshëm presidencial, gënjeu opinionin dhe përcolli një imazh të keq për Kosovën

Vjosa Osmani, një çupëlinë me postin e saj të pa meritueshëm presidencial, gënjeu opinionin dhe përcolli një imazh të keq për Kosovën në arenën diplomatike ndërkombëtare.
Sipas saj, një serb, i emëruar gjykatës në Gjykatën Kushtetuese që në 2018, qenka rrezik, madje kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë kombëtare! Çudi, dhe e tëra kjo mjafton me një deklarim të zonjës dudi, alias, Shtat Madhërisë së saj, znj. Vjosa Osmani! Zaten kjo farë çupëline në vazhdimësi, jo vetëm që thirrej në emrin e Ibrahim Rugovës, por bënte përpjekje edhe të imitimit të veprimeve të liderit të saj shpirtëror, ani pse tani kemi rrethana dhe kohë të ndryshme nga koha kur vepronte i ndjeri Ibrahim Rugova. Dhe kështu, zonja Presidente e mbylli tërë këtë rrezik të sigurisë kombëtare me vetëm një konferencë për shtyp. Imitim i keq, sepse Ibrahim Rugova në konferencat e tija për shtyp akuzonte aparatin shtetëror serb për dhunën ndaj popullatës civile shqiptare e kjo e gjora Shtat Madhëri e akuzon individin (ne bazë të deklaratës së saj lexo: akuzonte institucionin) e shtetit të Kosovës për rrezik kombëtar! Një ngatërrestare e përçudshme, “çfarë hajvanati” (goxha zor po m’vjen me ja pranue Albinit)!
Zonja Osmani na gënjeu! Nuk po brengosem fortë për gënjeshtrat e saj, sikur këto gënjeshtra të mos merrnin dhen, por na bëri horë kjo çupëlinë lazdrake!
Po nëse ky gjyqtar është kërcënim për sigurinë kombëtare, çfarë po pret, pse nuk e eliminon këtë rrezik?! Po pret leje nga gjyqtari i rrezikshëm Llaban apo nga shteti i Serbisë për ta arrestuar dhe eliminuar këtë rrezik që po i kanoset sigurisë kombëtare? I rrezikshmi që kërcënon sigurinë kombëtare kërkon përgjigje të menjëhershme dhe efikase. Ndërsa zonja Presidente kërkon procedura. Njëherë duhet ta shkarkoj Gjykata, të ja sjell kërkesën për shkarkim dhe pastaj presidentja që se ka shoqen, ta bëjë shkarkimin!
Për tua thënë troç “analfabetëve funksional”, shkarkimi i gjyqtarit Llaban në këtë situatë, do të kollapsoj, do ta ngërçavë edhe Gjykatën Kushtetuese. Po pse bash tani?!! Dikush sikur është i interesuar që ta shoh Kosovën në ngërç politik dhe institucional, thjesht shtet jo funksional! Kuvendi i ngërçavt, Qeveria pa mandat, eventualisht Gjykata Kushtetuese e ngërçavt, Kosova me sanksione, çlirimtarët e burgosur, qytetarët po na i burgos Serbia, hajnia, korrupcioni dhe nepotizmi po na ngufasin….ah kjo zonja Presidente, kah po shkon kjo Zanë, kujt po i shërben kjo zonjë?!! Sigurisht se Kosovës jo! Pse zonja Presidente, nëse i ka pasur informacionet (ne e dimë që i ka pasur informacionet), pse nuk e shkarkoi, pse nuk e arrestoi pse nuk reagoi sa ishte Kuvendi funksional, dhe në rast se Llaban nuk do të ishte më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, do ta zgjidhte Kuvendi një tjetër! Nuk do të ishim në këtë fazë, që ta kollapsojmë edhe Gjykatën Kushtetuese!
Zonja Presidente po bënë përpjekje për të mbuluar dështimet e saja dhe në këtë rast po përpiqet të gjejë fajtorin me qëllim që ta ngritë veten e saj mbi të tjerët. Por këtë fore e hanë vetëm ai grupi “turistiko-patriotik” që na e pshurrte ujët e Ujmanit dhe që me paraqitje të rremë joshte njerëzit deri në vetëvrasje, si dhe ajo tufa e analfabetëve funksional.
Zonja Presidente është mirë mos me na shitë kopalla, mos me na gënjye, të mos e luaj rolin e aktorit (edhe pse goxha i përngjani), por të veproj. Me që e tha publikisht, është mirë me i nejtë fjalës mbas dhe të mos e lejoj që të kërcënohet siguria kombëtare!
Nëse nuk ke gënjyer, atëherë vepro!
Prishtinë
06.08.2025

Kontrolloni gjithashtu

Forumi i Intelektualëve-Shtime: Përkrahje për protestën në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë

KOMUNIKATË PËR OPINIONIN PUBLIK Përkrahje për protestën në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë Forumi i …