SHBA kritikon ashpër Albin Kurtin: Deklaratat e tij dobësojnë institucionet dhe rrisin pasigurinë në Kosovë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve dhe deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sidomos në lidhje me bllokimin e nënkryetarit serb në Kuvend dhe akuzat e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese. “Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike,” Prattipati u shpreh Prattipati theksoi se SHBA po shqyrton me kujdes përgjigjen e saj, duke paralajmëruar se çdo veprim që cenon stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit do të ketë pasoja në partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. “Le të jem e qartë, çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin tonë,” tha ajo. Deklaratat e Prattipatit vijnë pas fjalimit të Kurtit në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku ai akuzoi Gjykatën Kushtetuese se po funksionon si “hije politike e opozitës” ndaj VV-së. Akuzat u bënë pas vendimit të Kushtetueses për vendosjen e një mase të përkohshme që ndalon zhvillimin e procedurave për formimin e qeverisë së re.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Akademik Arsim Bajrami: Gjykata speciale në Hagë duhet të pastronte UÇK-në dhe të hapte perspektiva për Kosovën

Akademik Arsim Bajrami, ka dhënë analizën e tij juridike dhe politike mbi gjykatën speciale në …