SHBA përcjell shqetësime dhe kërkon angazhim të ri për stabilitetin rajonal

Zyrtarë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar javën e kaluar në Kosovë, ku kanë zhvilluar takime intensive me drejtuesit më të lartë shtetërorë dhe politikë të vendit. Qëllimi kryesor i vizitës ishte vlerësimi i përkushtimit të Kosovës ndaj stabilitetit vendor dhe rajonal, si dhe përcjellja e shqetësimeve të administratës amerikane lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Gjatë takimeve me Presidenten e vendit, drejtues të partive politike dhe qeverinë në detyrë, përfaqësuesit amerikanë kanë përsëritur mbështetjen e palëkundur për Kosovën, me theks të veçantë në rolin e bazës ushtarake Bondsteel si pikë kyçe e stabilitetit në Ballkan. Përfaqësuesit amerikanë kanë shprehur pakënaqësi lidhur me retorikën konfrontuese të palës kosovare dhe zvarritjen e formimit të institucioneve. Ata kanë paralajmëruar se qëndrimet e ashpra mund të kontribuojnë në një përshkallëzim të panevojshëm të situatës me Serbinë, gjë që do të kishte pasoja për tërë rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …