SHBA pezullon Dialogun Strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Kurtit

Veprimet dhe deklarimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë çuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pezullojnë Dialogun Strategjik me Kosovën. Sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, qasja e liderit të LVV-së ka rritur tensionet politike dhe ka cenuar stabilitetin.

Kontestet nisën kur përfaqësuesit e VV-së në KQZ tentuan të ndalonin certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale, përkundër paralajmërimeve të SHBA-së. Pas një beteje institucionale, Lista Serbe u certifikua, por VV e zhvendosi përplasjen në Kuvend duke kundërshtuar zgjedhjen e nënkryetarit nga kjo parti.

Gjykata Kushtetuese ndërhyri duke pezulluar punën e Kuvendit deri më 30 shtator. Megjithatë, drejtuesit e VV-së, përfshirë Kurtin dhe Glauk Konjufcën, akuzuan Kushtetuesen përanshmëri politike. Në të njëjtën kohë, Albulena Haxhiu deklaroi se Kosova është shtet unitar e jo multietnik, duke kundërshtuar interpretimet ndërkombëtare mbi karakterin e saj.

Ambasada e SHBA-së theksoi se vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen dhe se përfshirja e komunitetit serb në zgjedhje është thelbësore për stabilitetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …