leoni

Shefi i BE-së, Josep Borrell ka akuzuar hapur Izraelin se vetë e kishte financuar grupin militant palestinez të Hamasit

Shefi i BE-së për Siguri dhe Politika të Jashtme,  Josep Borrell ka akuzuar hapur Izraelin se kishte financuar grupin militant palestinez të Hamasit, me qëllim për ta  dobësuar Autoritetin Palestinez, shkruan Politico. Këto deklarata Borrell i ka kumtuar  derisa po fliste në Universitetin e Valladolidit të Spanjës, ku politikanit spanjoll iu dha një doktoratë nderi. Në fjalimin e tij të premten, Borrell – i cili është përgjegjës për politikën e jashtme të BE-së – theksoi gjithashtu se krijimi i një shteti palestinez është i nevojshëm për të zgjidhur konfliktin në vazhdim. “E vetmja zgjidhje është krijimi i dy shteteve që ndajnë tokën për të cilën ata kanë vdekur për 100 vjet”, citohet të ketë thënë Borrell. Ai shtoi se një zgjidhje e tillë duhet të “imponohet nga jashtë”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Njohja e Kosovësnga Siria shënon një hap të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Një zhvillim historik për diplomacinë kosovare: Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe …