Shefi i BE-së, Josep Borrell shpreh mbështetje për Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare që po mbahet, në Bruksel

Në një konference për shtyp, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell  ka shprehur mbështetjen e BE-së për Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare që po mbahet,  në Bruksel. Ai u shpreh se sot  shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë. Shqipëria do të bëhet anëtare e BE dhe me këtë BE-ja po merr një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të vet. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke sjellë përfitime dhe për shoqërinë shqiptare. Ne e dimë që kjo vjen me një çmim të lartë dhe ky çmim i lartë është që jeni pjesë e disa vendeve të padëshirueshme, por duke qenë pjesë e komunitetit më të dëshirueshëm që është BE. Ju keni harmonizimin 100% me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE-ja, tha Borell

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …