Partia Socialiste ka propozuar, Bajram Begën kandidat për kryetar të ri të vendit, ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj, mund të propozohet për kryetar të Shqipërisë

Nga burime brenda grupit parlamentar të socialistëve mësohen disa nga emrat e propozuar për postin e Presidentit të Republikës. Një prej emrave më të përmendur  në procesin e propozimeve në Partinë Socialiste  është Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj. Ai  ka gradën madhore “Gjeneral Major” është “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes” dhe ka hyrë në historinë e FA, si mjeku i parë në ushtri i cili arrin që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë. Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ‘Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë’, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi. Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer shumë kurse për Sigurinë dhe Mbrojtjen si dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e mori detyrën e shefit të Shtabit në 2020 dhe para kësaj ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor, etj. Ai  është i martuar me Armandën, me të cilën kanë dy fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …