Tomash Szunyog, përfundon mandatin katërvjeçar me mesazh për Liberalizimin e Vizave dhe Integrimin Evropian

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, i cili po e kryen mandatin e tij bisedoi me kryeministrin, Albin Kurti

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomash Szunyog, i cili po e kryen mandatin e tij, shkoi për herë të fundit si ambasador i bllokut në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Szunyog shkroi për takimin lamtumirës me Kurtin, të cilin tha se e falënderoi për bashkëpunimin. Ai tregoi edhe se e inkurajoi atë që t’i përshpejtojë reformat për t’u afruar me BE-në. “Rikonfirmova rolin e BE-së si një partner stabil dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …