Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave. Ajo  theksoi se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja,  pasi që veprimet e njëanshme  mund të rrisin tensionet, të rrezikojnë stabilitetin dhe të minojnë besimin midis komuniteteve duhet të shmangen. Çështjet e pazgjidhura, përfshirë planet për të rihapur urën e Ibrit të Mitrovicës për automjete, duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja,” thuhet në një komunikatë të UNMIK-ut. Në agjendën e Qeverisë së Kosovës për veriun e vendit përfshihet hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave. Ky paralajmërim ka ardhur nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, dhe asamblistë të Vetëvendosjes në Komunën Veriore të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …