Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta (SHFMU) “Vesel Pagarusha” në Pagarushë, “Naim Frashëri” në Banjë dhe “Hasan Prishtina” në Tërpezë, sot kanë shënuar ditët e tyre të shkollës, ku janë prezantuar të arriturat e këtyre shkollave dhe janë mbajtur programe kulturore e artistike.
Në këto aktivitete ka marrë pjesë edhe përgjegjësi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, i cili i ka uruar shkollat dhe i ka përgëzuar për të arriturat, angazhimin dhe sukseset e treguara gjatë vitit shkollor 2024/2025. Ai tha se, ashtu si deri më tani, Drejtoria për Arsim dhe Edukim do të vazhdojë të mbështesë shkollat, përfshirë edhe aktivitetet jashtëshkollore me karakter edukativ dhe arsimor.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
