Me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi edhe sot ka bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve në “Rrugën e UÇK-së” në Rahovec. Dëshmorët Agim Çelaj, Sadik Shala, Hamdi Berisha, Liman Gega, Afrim Krasniqi, Bajram Veliu dhe Faik Rama do të kujtohen përgjithmonë për heroizmin e tyre.

Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
