Përfituesit e projektit “ Komunat për të rinjtë – M4Y”, kanë nënshkruar kontratat e tyre

Sot në ambientet e Komunës së Junikut në një ceremoni të organizuar nga Kryetari i Komunës z. Ruzhdi Shehu, përfituesit e projektit “Komunat për të rinjtë – M4Y ” kanë nënshkruar kontratat, ku përmes aplikimit te hapur kanë përfituar Erjona Gacaferri, Qaush Qestaj, Argjenda Shehu, Medina Hoxha, Ermelinda Gjota me projektet e tyre në fushën e rinisë, sportit, kulturës, turizmit, ambientit. Ky program është implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i bashkë financuar në mes të Fondit Japonez të Zhvillimit Social dhe Komunës së Juniku, dhe administruar nga Banka Botërore që ka për qëllim angazhimin e të rinjve me projekte nëpër komuna.

May be an image of 3 people, people sitting and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …