Me nderime të larta institucionale ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, drejtorë komunal, kryesuesi i Kuvendit komunal, Hajdar Sutaj, familjarë, Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë të mërkurën u shënua 27-vjetori i themelimit të Njësisë Elitare “Shqiponjat e Zeza” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me nderime të larta dhe homazhe të denja, ata kujtuan dhe përjetësuan në kujtesën e tyre 11 dëshmorët e kësaj njësie elite, të cilët ranë për lirinë e atdheut.