Shënohet dita e Infermierisë edhe në komunën e Skenderajt

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Skenderajt ka organizuar një aktivitet me infermierë, doktorë e profesionistë shëndetësor, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë. Me këtë rast janë ndarë mirënjohje për mjekë dhe infermierë, me motivacion për kontribut në fushën e mjekësisë dhe ruajtje të shëndetit publik. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtoresha e DShMS-së, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, menaxhmenti i QKMF-së dhe të ftuar të tjerë.

May be an image of 2 people, speaker and text

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …