Edhe pse shumė i ri – Vendimin e kishte marrė, por, nuk e kishte ba publik para familjes. E dinte se prindėrit, do tė hidhėroheshin dhe mendoi se nuk do t’ia miratonin atė vendim qė Ai e kishte marrė, nė atė moshė aq tė re.
Por – tani Heroi i Kombit – BAHRI HAJRUSH GOLLOPENI, nga fshati Dobėrdelan, i lindur me 04.08.1977, nga Babai – Hajrush dhe Nėnė – Sanija, – thellė nė shpirt e kishte ngujuar Betimin, se do t’i dal Zot Atdheut.
Nė mendjen e tė riut, u bluante edhe vdekja pėr kėtė dhe, dhe Bahriu – tani Dëshmor i Kombit, nėpėr buzėt e njoma pėshpėriste diqka, qė nuk u dėgjua….vetėm zemra e Tij e ndjeu !!
– Ah, sikur tė vritem pėr Lirinė e vendit tim…..oh….jo jo… nuk e kam at fat !! Tha me vette.
Dhe njė ditė, ua tha prindėrve vendimin qė kishte marrė : – Babė & Nanė, do tė iu them diqka, dhe iu lus qė tė mos iu hidhėroj me kėtė qė do ua them, por, ju lutem me kujdes mė dėgjoni :
– Unė nga nesėr do jem USHTAR I UÇK-sė, nė mbrojtje tė Atdheut. Kėsaj Toke i duhet ndihma mė shumė se kurrė mė parė ! Kėsaj Toke i duhet Liria, qė kurrė se pamė ! Sa tė rinjė e tė reja kanė derdhė gjak pėr kėtė Liri, mirėpo ende nuk u realizua ! Tani ėshtė momenti, qė edhe dikush tė flijohet pėr kėtė Liri…dhe fėmijtė e Kosovės tė rriten tė lirė. Dhashtė Zoti qė pas kontributit tim qė do t’i jap Atdheut, edhe unė tė jem – Dëshmor i vendit tim-.
Prindėrit, pasi i dėgjuan fjalėt e t’birit, lotėt iu ranė nė vijat e faqeve, ofshanė thellė, mallėngjyeshėm e shikuan djalin, dhe qė tė dytė u ngritėn nė kėmbė , dhe fjalėn e merr Babė Hajrushi :
Eu Bir, po fortė na ke ngushtu ! Jo pse po don me u ba ushtar i Kosovės, por me fjalėt e fundit qė i the, qė Ti tė jesh Dëshmor.
Ne prindėrit lutemi, qė edhe Ju bijtė tanė ta gėzoni dhe shijoni Lirinė, po biro, qysh e pastė shkrue Zoti, ma mirė pėr kėtė vend, u baftė.
Nėnė Sanija me zė tė mekur i tha : Oh bir, shumė i ri je, mos po ngutesh pak ?!
Bahriu, i pėrqafon tė dy dhe iu thotė : – Bėhu e fortė Nėnėloke, se atje kam shumė shokė, edhe Ata kanė Nėnė e Babė, por Toka kerkon Kushtrimin tonė,njėherė e pėrgjithėmonė ti japim fund robėrisė -.
I pėrqafon fortė dhe niset drejtė rrugėtimit tė Lirisė.
Bahriu njė djal i ri, energjik, plotė atdhe-dashuri, u bė ushtarė i palodhur duke dhėnė njė kontributi tė çmuar pėr Atdheun. Mirėpo, siq thotė njė fjalė popullore :
– Darsėm pa mish dhe Liri pa gjak, nuk ka.
Kėshtu edhe njė plumb vdekjeprurės, e godet tė riun, tani ushtarin : Bahri Gollopenin, i cili bie nė altarin e Lirisė me dt 23.08.1998, dhe sot pas 26 vitesh, Luftėtari i ditėve tė para – Ushtari i denjė, i Ushtrisė Çlirimtare tė Kosovės, kujtohet me pietet të lartë të Atdhe-dashuris, i cili u bė i pavdekshėm.
Pas 26-vitesh, Bahriu u pėrjetėsua nė bronx , pėr t’i bėrė roje fshatit Dobėrdelan dhe gjithė Kosovės.
Prindėrit – Hajrush dhe Sanije Gollopeni, sot e gjithėmonė do jenė ballė-lartė, dhe flasin:
Pėr prindėrit, dhimbja pėr fėmijtė ėshtė e pashmangėshme, por qė nga dita kur Bahriu ra heroikisht, e edhe sot qė u rikėthye nė fshatin e vet, vėrtetė Krenaria e mund dhimbjen.
Nėnė Sanija, duke e pėrqafu tė birin nė bronx, i thotė : – Hajt djali jem, u kėtheve nė fshatin tëndë dhe në vendin Tėndė-.
Për Dëshmorin – Bahri Gollopenin, Emri i të cilit me shkronja të arta gjendet në historinë e lavdishme të Kosovës, bashkë me gjithë Emrat e dëshmorëve të tjerë, është shkruar shumë, si dhe një rrugë e Lagjës, ka marrë Emrin – Bahri Gollopeni -.
Lavdi Deshmorit – Bahri Gollopenit dhe gjithė dėshmorėve dhe martirėve tė tjerė. Ata janė vetė Liria.
TY DËSHMOR !
Çfarë të them unë për Ty ? !!
Për Ty flet vepra jote.
Çfarë të them unë për Ty ? !
Ti vetë je vepra – Lavdiplote.
Emri Yt dhe shokëve Tu të Idealit,
Janë krenari e Kombit dhe e Shqiptarisë.
Me Ju rritet Lavdia,
Emri Juaj është vetë Liria.
##
#
NË FOTO :
Në Bronx – Dëshmor i Kombit – Bahri Hajrush Gollopeni i parë, dhe,
Bahri Muharrem Gollopeni i dytë, (stërnip i Bahriut, i cili e trashëgon Emrin e Xhaxhait të babait të tij – Dëshmor.
Rruga e emërtuar në në Suharekë, në – Emrër të Dëshmorit – Bahri Gollopenit