leoni

Sherifi: Nuk ka pasur proces zgjedhor më të rregullt se sot

Sherifi: Nuk ka pasur proces zgjedhor më të rregullt se sot

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi gjatë një konference për media tha se sot është një ditë e madhe për Kosovën. “Sot është një ditë e madhe për Kosovën, është dita e sovranit dita kur flet ai dhe gjithë të tjerët dëgjojnë heshtin dhe presin se cili do të jetë verdikti i tij gjatë ditës së sotme. Nga  raportimet që i kemi nga shtabet tona zgjedhore nëpër degë dhe nëndegë marrim informacione shumë inkurajuese për një proces shumë të mirë shumë të qetë, shumë dinjitoz ashtu qysh i ka hije një vendi demokratik. Dalja është shumë më mirë se në orët e paradites, presim dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët zotuesit që të dalin sa më  shumë ta bëjnë këtë ditë madhështore ashtu siç i ka hije qetë dhe të pranojmë rritjen e qytetarëve, i  cili do të jetë ai në mënyrë që vendi të merr atë që e flet sovrani. Gjithashtu koalicioni jonë është i gatshëm që shpejt menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të filloj punën për krijimin e qeverisjes së ardhshme” , tha Sherifi. Ai shtoi se  deri më tani nuk ka pasur proces zgjedhor më të rregullt në Kosovë sesa ky që është duke ndodhur sopt.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …