Ish-kryetari i Partisë Radikale Serbe të cilin e amnistoi Gjykata e Hagës, nga akuzat për krime kundër njerëzimit, Vojsllav Sheshel po bëhet gati për provokimin e radhës. Ai sot ka aplikuar për pasaportë në Beograd, duke paralajmëruar se do të vizitojë Zagrebin dhe më pas Sarajevën, ku ka thënë se ka kaluar fëmijërinë e tij. Siç njoftojnë mediet serbe, Shesheli planifikon zhvillimin e një fushate në Republikën Serbe në Bosnjë, ku madje nuk i fsheh as ambiciet për t’u angazhuar në zgjedhjet lokale. Ai do të provojë të vizitojë Kroacinë, pavarësisht se Zagrebi e ka shpallur si person të padëshiruar në territorin kroat.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
