SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Ngucat shënoi ditën e shkollës

Sot, me një sërë aktivitetesh, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët (SHFMU) “Dëshmorët e Kombit” në Ngucat shënoi Ditën e Shkollës, e cila lidhet edhe me aktivitetet tjera që zhvillohen në këtë fshat, në kuadër të organizimeve në nderim të dëshmorëve të kombit dhe luftës së lavdishme të UÇK-së.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Sabit Berisha, përgjegjës në Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, i cili uroi kolektivin dhe nxënësit me rastin e kësaj dite, duke i përgëzuar për të gjitha të arriturat e shkollës, si dhe për nderimin që i bëjnë dëshmorëve të kombit, të cilët janë ndër më meritorët për lirinë që gëzojmë sot.

Për këtë ditë të veçantë dhe për historikun e shkollës foli drejtori Esat Zabelaj. Ai foli edhe për sukseset dhe të arriturat e shkollës, si dhe janë ndarë mirënjohje për nxënësit më të dalluar dhe mësimdhënësit më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: StartUp projektet do të mbështeten nga komuna

“Projektet StartUp për bizneset e reja janë pjesë e programit tonë qeverisës, program i cili …