leoni

SHFMU “Visar Krasniqi” shënoi ditën e shkollës

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Visar Krasniqi” në Drenoc të komunës së Malishevës, ka shënuar ditën e shkollës, ku krahas punës në shkollë, u përkujtua edhe dëshmori i kombit, Visar Krasniqi, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë. “Falë gjakut të Visarit dhe dëshmorëve të tjerë, ne sot festojmë të lirë”, u tha në këtë shënim.

“Të jeni krenar me emrin që mban shkolla juaj, pasi falë gjakut të dëshmorëve të kombit, ne sot i gëzojmë dhe i shënojmë këto ditë të shkollave dhe datat tjera me rëndësi”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit. Kryetari Begaj, gjithashtu kërkoi nga mësimdhënësit që të jenë të përkushtuar në rritjen e cilësisë në mësimdhënie.

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Visar Krasniqi”, është njëra prej shkollave më të reja në Komunën e Malishevës, ndërsa ndërtimi i saj, ishte domosdoshmëri, për shkak të largësisë që kishte shkolla në qendër të fshatit, me lagjet, sepse Drenoci, është një prej vendbanimeve më të mëdha në Komunën e Malishevës dhe lagjet janë shumë të shpërndara.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …