shi

Shiu ‘afrikan’ prek edhe Prishtinën

Në mëngjesin e sotëm në Prishtinë ka pasur riga të lehta të shiut, të shoqëruara edhe me një sasi balte që ranë në formë të pikave të shiut. Të njohura si ‘shira acidike’, meteorologët thonë se ato nuk kanë ndonjë ndikim të dëmshëm tek shëndeti i njeriut. Nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, bëjnë të ditur se këto shira përmbajnë përzirje kimikatësh si sulfate dhe kripëra deti. Sipas tyre, këto riga të shiut ishin si pasojë e erërave të forta që fryjnë nga kontinenti i Afrikës në drejtim të Evropës, ku pluhuri shkretinor ngritet në shtresën e troposferës e më pas bie si riga shiu. Përndryshe, shira të tilla ka pasur edhe në vendet e rajonit, sidomos në Shkup.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …