Shkarkohet zëvendësministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiq e cila ka deklaruar se sulmet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit

Shkarkohet zëvendësministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiq e cila ka deklaruar se sulmet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit serb

Kryeministri Haradinaj e ka shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila kishte thënë se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb. Ai ka thënë se deklarimet e tilla janë të papranueshme dhe gjasojnë me gjuhën e urrejtjes. “Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …