Shkodran Imeraj: Jemi të befasuar dhe të shqetësuar me vendimin e Kurtit për pronat e Deçanit që iu dhanë Manastirit

Ditë zie për Kosovën. Kështu e ka quajtur Lidhja e Historianëve të Kosovës, dega e Deçanit, vendimin për pronën e Manastirit të Deçanit. Kryetari i kësaj shoqate, Shkodran Imeraj, ka thënë se “janë të befasuar dhe të shqetësuar me vendimin e Kurtit”. Sipas  tij, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat në Deçan është sulmi më i madh që i është bërë rendit juridik e kushtetueses së Republikës së Kosovës që nga hyrja në fuqi të Kushtetutës në vitin 2008. Imeraj, shton se kanë kërkuar ndihmën e juristëve dhe avokatëve me të mirë që lënda të trajtohet dhe të përgatitet në mënyrë për të dërguar në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …