Shkolla “Lasgush Poradeci” në Kijevë po merr pamjen që meriton

Shkolla “Lasgush Poradeci” në Kijevë të komunës së Malishevës po merr pamjen që meriton. Punimet në këtë investim që po e bëhen përmes masave të efiçiencës po ecin shumë mirë, ku tashmë thuajse ka përfunduar faza e izolimit të jashtëm të objektit, derisa në ambientet e brendshme është duke u punuar në mënyrë që ky institucion shkollor të jetë i gatshëm për vitin e ri shkollor. Për të pa se si po shkojnë punimet, ishte sot në vend punishte kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, i cili tha se, investimet e qeverisjes sonë komunale do të vazhdojnë edhe më tej, kudo në vendbanimet tona dhe gjithnjë në interes të përgjithshëm të qytetarëve tanë.

May be an image of 5 people, grass and tree

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …