Shkolla mesme e lartë mikse Kongresi Manastirit nëshkroi marrëveshje bashkëpunimi me KEC dhe IPKO foundation

Drejtori i Shkollës së  mesme te lartë mikse “Kongresi Manastirit” në Pozheran të komunës së Vitisë, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me KEC dhe IPKO Foundation, projekt i AADA- së që ka për qëllim veprimin kundër diskriminimit për të gjithë. Ky projekt do të zgjat tri vjet. Nënshkrimi i kontratës u bë nga drejtori i shkollës z. Mufail Halabaku, mentori i projektit Prof Fitim Zejnullahu, si dhe zyrtari për arsim në DKA Zijadin Ahmeti. Projekti i AADA-së, financohet nga BE, Qendra për Arsim e Kosovës si dhe Ipko fondation. SH.M.L.M “Kongresi Manastirit” është përfituese e projektit në mesin e 15 shkollave nga 11 komuna të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural …