Shkolla “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt ka kremtuar sot ditën e themelimit dhe ditëlinjden e mësuesit dhe heroit të kombit, Shaban Jashari, emër që mban me krenari ky institucion arsimor.
Në manifestimin e organizuar nga nxënësit e shkollës, kryetari i Komunës, Fadil Nura, i pranishëm së bashku me drejtorin e Arsimit, Kastriot Duraku, deputeten e Parlamentit të Kosovës, Sala Jashari dhe të ftuar të tjerë, ua ka uruar të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe qytetarëve, ditën e shkollës, duke përmendur rezultatet në mësimnxënie dhe mësimdhënie nga nxënësit respektivisht mësimdhënësit e saj.
Në nderim të veprës së mësuesit Shaban Jashari – babai i komandantit legjendar Adem Jashari, janë vendosur lule pranë bustit të heroit të kombit dhe është mbajtur një minutë heshtje.
Ndërkaq, nxënësit e shkollës kanë shfaqur një program artistik, me këngë, valle e recitime.